Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij britanik.
Në një njoftim të faqes zyrtare të qeverisë britanike, thuhet se Sunak ka vlerësuar kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar për jetën në Britani.
Mësohet se të dy liderët kanë rënë dakord se qeveritë duhet të angazhohen më shumë për emigrantët ilegalë.
Po ashtu pjesë e diskutimit kanë qenë dhe sulmet kibernetike dhe mbrojtja e ofruar nga Britania e Madhe si dhe forcimi i marrëdhënieve në tregti, investime dhe mbrojtje.