-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiuni ishte brenda dasmës? Hap pas hapi, si u vra lezhjani te “Kodra e Diellit”

Kryesoret

Një ditë pas zbardhjes së vrasjes së Briken Sanajt në 30 Tetor në Tiranë janë zbardhur detaje të reja për mënyrën si u organizua atentati. Valmir Kola është autori i dyshuar i vrasjes që është në kërkim bashkë me dy personat që e kanë ndihmuar.

Dy shqiptarë nga Kosova janë në kërkim për bashkëpunim, pasi i shitën makinën me të cilën kreu vrasjen dhe u largua.  Në kërkim nga policia është edhe vëllai tjetër i tij, Agustin Kola, i cili dyshohet se ndodhet në Spanjë. Ky i fundit dyshohet të ketë pasur rol nxitës në ekzekutimin e Sanajt.

Pasi e bleu në Kosovë, makina kaloi në mënyrë të rregullt në Doganën e Morinës dhe shitja është bërë në një lokal në Shëngjin. Kjo e është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Më pas makinës i janë mbivendosur targa të vjedhura.

Lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij, dyshohet se janë sinjalizuar nga një tjetër person, i cili ndodhej gjithashtu në dasmë. Autoritetet mësohet se po punojnë për të kapur pikërisht edhe këtë person, i cili ka luajtur rolin e informatorit të lëvizjeve të viktimës.

Autori i dyshuar, Valmir Kola, mësohet se e ka pritur 2 orë viktimën tek një pemë ulliri pranë garazhit ku do parkohej automjeti te Kodra e Diellit në Tiranë. Kola ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe po ilegalisht është larguar jashtë vendit, fillimisht drejt Malit të Zi dhe më pas në Belgjikë.

Shkak i vrasjes së 39-vjeçarit dyshohet të jetë bërë hakmarrja, zanafilla e të cilës nis prej vitit 2012 në Lezhë, kur familjari i Valmirit është plagosur rëndë nga i vëllai Briken Sanajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit