Dëshmi të reja të familjarëve dhe miqve kanë hedhur dritë mbi marrëdhënien çiftit shqiptar në Kosovë, ku burri mbrëmjen e djeshme vrau gruan shtatzënë.
Kushëriri i viktimës së Hamide Magashit, e cila u vra një ditë më parë në Prishtinë nga ish-bashkëshorti u shpreh se martesa mes tyre është bërë në një kohë shumë të shkurtër. Gruaja ishte urdhër mbrojtje nga gjykata por kjo nuk e pengoi ish-burrin ta vriste.
“Ne jemi kushërinj, divorcin e kanë bërë me rregulla, me ligj, ka ndodhur para 4 muajve. I thanë ke me e lind fëmijën dhe me ia dhënë, prej dhunës u ndanë, ishte i dhunshëm, ka bërë denoncim në polici, ka pas urdhër mbrojtje.
Familjarët e Hamidesë: Kemi frikë se ai do ta vras edhe motrën e vogël
Unë jo, nuk kam pas kontakt me Sokolin, u martuan shumë shpejt, për një jave, 10 ditë shkoi të jetonte tek familja e tij. Nuk e di si janë takuar, por shpejt ka shkuar tek shtëpia e Sokolit.
Edhe familjarët kanë ushtruar dhunë. Nuk ka mundur policia me vëzhguar. Ajo ka shkuar për të ble diçka të vetat, e ka përcjellë ai”, tha kushëriri i viktimës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 ku Sokol Halili vrau gruan e tij shtatzënë Hamide Magashin 35 vjeçe, të cilën e la të vdekur para maternitetit në Prishtinë. Halili është ende në kërkim nga policia pasi u arratis pas momentit të krimit.
Sokol Halili ende i lirë, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij