Mes lotëve, vajtimit dhe dhimbjes së madhe Vera Myrtaj u përcoll dje për në banesën e fundit në Itali. Vera u vra të dielën e 20 Nëntorit, për shkak të xhelozisë së ish-bashkëshortit, po shqiptar, 41-vjeçari Viron Karrabolaj.
Bashkë me Verën i vrarë mbeti edhe partneri me të cilin jetonte prej më shumë se 1 viti, 23-vjeçari Flonino Mërkuri, i cili u godit disa herë me thikë në garazhin e shtëpisë ku jetonte çifti, në Venecia. Më pas 41-vjeçari i dha fund jetës në kapanonin e Chirignago ku punonte.
Mediat italiane shkruajnë se në ceremoninë mortore të gruas shqiptare morën pjesë shumë persona. “Zemra ime, bija ime, mami nuk po qan, do që ti të jesh e lumtur ”.
Janë fjalët që ulërinte drejt qiellit mëngjesin e së mërkurës nëna e Vera Myrtajt, teksa iu dha lamtumira e fundit. “Mami nuk qan, është e lumtur sepse ti do të qëndrosh e lumtur, shpirti im”, vijoi të vajtonte në shqip gjatë gjithë kohën nëna, ndërkohë që vajza e saj 37-vjeçare varrosej.
“Mendja kujton atë që zemra nuk harron”! Përcillet për në banesën e fundit Vera Myrtaj