-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet bomba e 3-të në Spanjë, ambasadori ukrainas fajëson Rusinë

Kryesoret

Forcat e rendit në Spanjë gjetën ditën e sotme një pajisje të tretë shpërthyese të fshehur në pakon e dërguar me postë në bazën ajrore Torrejon de Ardoth jashtë Madridit.

Sipas gazetës “El Mundo” ditën e djeshme janë gjetur dy bomba të fshehura.

Bomba e parë u zbulua në një nga zarfet e dërguara në ambasadën e Ukrainës në Madrid dhe në një tjetër në fabrikën e armëve në Zaragoza në jug të Spanjës.

Një punonjës në ambasadë u plagos lehtë kur shpërtheu një bombë e cila ndodhej brenda zarfit i cili i ishte drejtuar ambasadorit ukrainas, Serhiy Pokhoreltsev.

Punonjësi i plagosur në dorë tashmë ka dalë nga spitali dhe është rikthyer në punë.

Nga ana tjetër Kievi bëri thirrje për rritjen e sigurisë në të gjitha ambasadat e tij nëpër botë.

Pokhoreltsev në një intervistë për televizionin shtetëror spanjoll u shpreh se drejtësia spanjolle po kryen një hetim paraprak për incidentin, i cili mund të lidhet me terrorizmin.

Ai gjithashtu fajësoi Rusinë për shpërthimet duke shtuar se ata duhet të jemi gati për çdo ngjarje, provokim apo sulm që mund të vijë nga pala ruse.

Ndërkohë dje para orës 19:00 u zbulua një pako e dyshimtë në fabrikën e armëve “Instalaza” në Zaragoza.

Policia po kryen hetime nëse rastet të cilat ndodhën në orare të ndryshme të ditësh së djeshme kanë lidhje me njëra- tjetrën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit