-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata pezullon vendimin e qeverisë së Kosvës, për uljen e pagave në drejtësi

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative më 29.11.2022,  ka pranuar padinë me nr. 2767/2022 ku Paditëse është Shoqata  e Prokurorëve të Kosovës, ndërsa e paditur është Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar anulimin  e vendimit me numër 03/109 i datës 23.11.2022, i nxjerr nga e paditura, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, me kërkesë që të caktohet masa e përkohshme ndaj të paditurës, përkatësisht të shtyhet ekzekutimi  i vendimit të të njëjtit, deri në përfundimin meritor të kësaj çështje në konfliktin administrativ.

Gjykata më datën 02.12.2022, ka marr aktvendim me të cilin ka aprovuar propozimin e paditëses–propozueses, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, si të bazuar dhe ka shtyrë ekzekutimin e vendimit me numër 03/109 i datës 23.11.2022, i të paditurës, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me kërkesëpadinë e paditëses.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit