-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara”, Basha: Gjuha e Vuçiç ndaj Kurtit e papranueshme

Kryesoret

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një postimi në Twitter e ka quajtur si të papranueshme gjuhën e përdorur nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Basha shkruan se gjuha e urrejtjes e përdorur nga Vuçiç dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara.

Gjithashtu ai shton se është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe.

“Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe,” shkruan Basha.

Deklaratat e ashpra të Vuçiçit ndaj Kurtit erdhën pasi ditën e djeshme, ai emëroi si ministri të Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiçin, për të zëvendësuar të dorëhequrin Goran Rakiç nga Lista Serbe.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak Vuçiçit i cili e quajti Rashiçin dhe këshilltaren e tij Rada Trajkoviç  “llumi i shoqërisë serbe” ndërsa Kurtin e cilësoi si  “llum terrorist”.

“Nuk do t’ia dorëzoj askujt”, Vuçiç: Për mua Kosova është shenjtërorja më e madhe serbe

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit