Eliminimi i Gjermanisë nga Kupa e Botës duket se nuk është i vetmi lajm i keq për gjermanët.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Kosta Rikës, Tomas Muller ka deklaruar dorëheqjen nga kombëtarja.
Tomas Muller i ka dhënë lamtumirën Gjermanisë, duke deklaruar pas ndeshjes se kjo ishte ndeshja e tij e fundit për kombëtaren.
“Ishte ndeshja ime e fundit. Ne patëm momente të jashtëzakonshme së bashku. Në çdo ndeshje përpiqesha të lija zemrën time në fushë” , tha 33-vjeçari.
Ai numëron 120 paraqitje me kombëtaren gjermane ku ka shënuar 44 gola.
Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtyre viteve, duke ndihmuar ekipin për të arritur suksese të mëdha.