Prindërit vazhdojnë të jenë tejet skeptik për sa i përket vaksinimit të fëmijëve nga fruthi: Qetësimi i tyre kryesor është në lidhje me shfaqen e autizmit pas vaksinimit, edhe pse kjo hipotezë nuk është vërtetuar shkencërisht.
Mjekia pediatre Sonila Brati tha për Euronews se vaksinimi duhet bërë pasi mund ti rrezikojnë jetën fëmijës nëse sëmuren me fruth.
“Refuzimi qëndron në autizmin e lidhin në fakt vaksinën e moshës 1 vjeç me një gjë që nuk është vërtetuar shkencërisht dhe që nuk është faktuar dhe që ka të bëjë me autizmin. Pra ata mendojnë që nëse vaksinojnë fëmijën e tyre mund të ketë gjasa për t’u prekur nga autizmi”, tha mjekja.