Në orët e para të ditës së sotme, lagjen nr. 17 në Durrës u zgjua nga krismat e armëve. Daniel Bushi, 38-vjeç ishte i plagosuri.
Ai u qëllua nga 28-vjeçari Gabriel Peqini. Rrethanat e plagosjes ende nuk dihen dhe nuk janë sqaruar nga policia.
38-vjeçari ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, nga ku më pas janë njoftuar blutë e Durrësit. I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Daniel Bushi nuk rezulton një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016 është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Policia po vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, ku po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.