Kreu i PD-së ka shpjeguar planin sesi do të organizohet protesta e 6 dhjetorit, duke qenë se rrugët do të bllokohen që në datën 5.
Berisha është shprehur se do të hapin dyert e shtëpive për të pritur qytetarët që do të vijnë nga rrethet.
“Ne duhet të punojmë shumë këto ditë.
Duket sikur jemi në shtetrrethim. Rama në komunikatat e tij ka thënë rrugët që do punojnë, por rrugët janë të qytetarëve shqiptarë.
Asgjë nuk do na pengoi të dalim në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Asgjë nuk e pengon popullin opozitar të mblidhet nga Konispoli në Vermosh në datën 6 në Tiranë.
Për qëllime praktike, le të hapim dyert për familjarë e të afërmit tanë kudo që janë të vijnë në datën 5 në Tiranë. Që pavarësisht se ç’do bëjë ky ne ti paraprijmë.