Sokol Halili, autori i vrasjes makabre të Hamide Megashit i ka dhënë fund jetës ditën e sotme.
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka treguar se pasi është lokalizuar vendndodhja e Halilit dhe është negociuar për dorëzimin e tij ai ka vrarë veten.
“Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla.
Halili gjuajti me tre plumba gruan shtatzënë e tij në oborrin e spitali gjinekologjik të Kosovës.
Familjarët e të ndjerës kanë treguar se viktima dhe dorasi kanë qenë të ndarë që pesë muaj. Motra e viktimës ka bërë të ditur se autoritetet kanë qenë të njoftuara për problemet e viktimës me ish-bashkëshortin.
Nga ana tjetër ata i kanë dhënë lamtumirën e fundit Hamides në fshatin Llugaxhi.