Ministrja e Jashtme e Shqipërisë ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi. Paraditen e sotme është pritur nga homologu, Nikos Dendias.
Xhaçka shkruan se ndajnë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve, por nuk përmend në postimet në rrjetet sociale nëse është folur për çështjet e vjetra mes dy vendeve.
“Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve. Mirënjohës ndaj Dendias për rolin e tij personal në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis vendeve tona dhe mbështetjen e vendosur për integrimin.
Ne ndajmë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të gjetur mënyra për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit tonë dhe të rajonit” shkruan ministrja.
1/2 Delighted to meet my counterpart 🇬🇷FM @NikosDendias. Had a constructive discussion on all aspects of 🇦🇱&🇬🇷 relations. Grateful to FM Dendias for his personal role in deepening & expanding partnership btw our countries & staunch support for 🇦🇱 & #WB 🇪🇺 integration. pic.twitter.com/uNBE4RrX40
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) December 2, 2022