Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në Aeroportin e Rinasit.
Reagimi plotë i Berishës
Dani po vinte nga Spanja dhe pasi zbriti nga avioni ishte në makinë i shoqëruar nga inspektori i shërbimit inteligjent të narko-policisë Muçi Shaljani i cili mbeti i plagosur rëndë.
Ky ekzekutim publik ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë dhe nuk mund të ndodhte në ate vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit.
Vrasësit e dogjën makinën në Halil, por policia njofton se çuditërisht nuk mund të shkonte aty. Cili ishte roli i narko-policisë në këtë vrasje mbetet për tu hetuar.
Në ngjarje mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur shoferi i tij Muçi Shaljani.
Viktima dhe i plagosuri sapo ishin kthyer nga Barcelona në Shqipëri.









