-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ditë zie në futbollin kosovar, ndërron jetë në fushë 17-vjeçari

Kryesoret

Ka ndërruar jetë gjatë lojës futbollisti 17-vjeçar i skuadrës së Trepçës ’89, Erion Kajtazi.

Sipas njoftimeve të FFK-ja, mjekët e të dyja skuadrave bën përpjekje maksimale për t’ia shpëtuar jetën e talentit 17-vjeçar, por ishte e pamundur.

Mjekët konstatuan se vdekja kishte ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Reagim emocional pati klubi ku luante Kajtazi.

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka u shpreh se ndihej i shokuar për vdekjen e 17-vjeçarit.

Zeka ndër të tjera shtoi se po planifikonin transferimin e Kajtazit në Evropë në një të ardhme të afërt.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi, e përshkroi si lajm tronditës vdekjen e talentit 17-vjeçar, për të cilin tha se iu ndërpre ëndrra e futbollit në gjysmë.

“Erioni ndërroi jetë në fushën e gjelbër, aty ku filloi ta jetësonte ëndrrën e tij për t’u bërë një futbollist i madh, me të cilin do të krenohej jo vetëm familja, por edhe i gjithë kombi,” ka shkruar Ademi në profilin e tij në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit