Ky është momenti kur një tifoze shqiptare mbrëmë u shoqërua jashtë stadiumit të Katarit nga ruajtësit e rendit pasi bëri simbolin e shqiponjës me duar.
Identiteti i vajzës është Anila Mahalla, e cila nuk ka mundur ta mbajë përbrenda ndjenjën e patriotizmit. Anila Mahalla përmes një sqarimi në rrjetin social Instagram, ka sqaruar se çfarë në të vërtet ndodhi në tribunat e ndeshjes Zvicër – Serbi, 3-2.
“Kjo jam unë. Unë nuk u dëbova, unë po shkoja të flisja me ta se pse po shfaqja flamurin e Kosovës, sepse ata e morën atë shqiptar dhe të gjithë tifozët serbë ishin ‘të çmendur’ dhe të zemëruar dhe ofendues, unë isha në mesin e tyre, kur arrita Shaqiri dha golin e parë dhe zemra ime shpërtheu.
Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë, për të folur me ta për të ndryshuar vendin”, ka shkruar ajo në postimin sqarues në Instagram.