Për të dytin Botëror radhazi, Zvicra eliminoi Serbinë dhe protagonistë të ndeshjes ishin shqiptarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Ky i fundit arriti të fuste një predhë në portën e Serbëve dhe siguroi kualifikimin për Zvicrën në fazën e të 16-ve.
Në një intervistë për prestigjiozen britanike “The Sun”, kapiteni Xhaka tregoi se vuajtjet e familjes së tij kanë qenë shtysa më e madhe kundër ndeshjes me serbët.
Në kohën e ish- Jugosllavisë i ati i Xhakës ishte arrestuar si pasojë e pjesëmarrjes në demostrata kundër qeverisë komuniste në Beograd.
Ragip Xhaka ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin.
Ai po ngrinte krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta bazike demokratike nevojat, të tilla si e drejta për të votuar.
Sipas Xhakës babai i tij nuk ishte i vetmi.
Në atë periudhë kishte edhe njerëz tjerë të arrestuar ndër ta edhe xhaxhai i tij i cili ishte burgosur për shumë vjet.
Xhaka gjithashtu shtoi se gjithë situata e ndodhur në Kosovë ishte politike.