Holanda është çerek finalistja e parë e Botërorit të Katarit pas fitores kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Tulipanët” mundën 3-1 USA-n në ndeshjen e vlefshme për fazën 1/16, takim ky që rezultoi më i lehtë se ç’pritej për ekipin e Van Gaal.
Holandezët ishin favorit që në pjesën e parë pasi shënuan dy gola.
Në pjesën e dytë, amerikanët u kujdesën që mos të pësojnë më shumë gola dhe jo për të rihapur takimin.
Goli i Wright ishte i ngushëllimit, pasi Dumfries do vuloste përfundimisht fatet e takimit dhe kualifikimit, njëkohësisht.
Këtu përfundoi aventura e USA në Katar, pas një faze grupesh që mund të konsiderohen pozitive pas performancës së mirë e cila i dërgoi deri në fazën e të 16-ve.
Por në fund ekipi i Berhalter tregoi limitet e veta.