-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaka: Ju tregoj pse vesha “Jasharin” pas fitores me Serbinë

Kryesoret

Padyshim, Granit Xhaka ishte njeriu kryesor i ndeshjes mbrëmë përballë Serbisë. Tension në fushë, përplasje, shpallet lojtari i sfidës dhe në fund vesh fanellën Jashari.

Por përse e veshi këtë fanellë? Xhaka ka reaguar pasi festoi me një fanellë me numrin 26 që lexonte “Jashari”.

Xhaka ka sqaruar se nuk kishte asgjë politike në këtë festë, e cila ishte e dedikuar për Ardon Jasharin, për të cilin tha se po rritet shpejt si futbollist.

Granit Xhaka vesh bluzën e Jasharit pas ndeshjes me Serbinë

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, tha Xhaka.

Ai ndau edhe një foto në Instagram, ku shprehu krenarinë për skuadrën e tij. “Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë.

Shumë krenarë për djemtë e mij. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”, shkroi Xhaka.

Xhaka rrezikon përjashtimin? Mediat: Trajneri serb ofendoi shqiptarët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit