Mediat serbe pas eliminimit nga Botërori kryefjalë kanë incidentet dhe tensionet në fushë me kapitenin e Zvicrës, shqiptarin nga Kosova, Granit Xhaka.
Provokim e kanë cilësojnë serbët postimin e Xhakës në fund të ndeshjes me fanellën e Jasharit.
“Pas ndeshjes në mbylljen e fazës së grupeve të Kupës së Botës, Xhaka ka pozuar me një fanellë me mbiemrin kontrovers Jashari, të cilin serbët nuk e lidhin me asgjë të mirë. Futbollisti ka veshur fanellën dhe në gjoks shkruhet “Jashari”.
Lidhja e parë me atë mbiemër për serbët është Adem Jashari, themeluesi i formacionit terrorist të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kështu që lëvizja e Xhakës fillimisht u konsiderua si provokim” shkruan gazeta serbe “Blic”.
Xhaka: Ju tregoj pse vesha “Jasharin” pas fitores me Serbinë
Më tej, mediat serbe shkruajnë se mbrëmë dhe deri në orët e para të ditës së sotme në Kosovë ka pasur festë për humbjen e Serbisë përballë Zvicrës.
Firework celebration in Prishtina 🇽🇰 after the victory of Switzerland🇨🇭 vs Serbia🇷🇸
💪🏼🏆🎆 pic.twitter.com/b6sTzOHqDT
— Atilla Rexha (@atillarx) December 2, 2022