-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja për targat, Lajçak takime me Vuçiçin e Kurtin

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të takohet nesër në Beograd me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Kështu raportohet se ka njoftuar zyra e Vuçiqit sot.

Lajçak ka paralajmëruar në një intervistë se javën e ardhshme do ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo vizitë bëhet për t’u siguruar ai se të dyja palët ta respektojnë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve, raporton agjencia serbe e lajmeve, Fonet.

Gjatë këtyre takimeve, sipas Lajçakut, do të diskutohen hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me planin franko-gjerman.

Zyra e Kryeministrit Kurti nuk ka lajmëruar ende për këtë vizitë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit