Është pa një fitues procesi i numërimit për primaret e PD në Bashkinë e Dibrës. Edvar Kodheli me 413 vota dhe Artur Mahmutaj me 242 vota do të kalojnë në balotazh duke qernë se kandidati fitues nuk ka siguruar 50% të votave.
Ndërkohë për kandidatët e tjerë, votat janë si në vijim: Albano Zhapaj, 87 vota, Denisa Muçaj 34 vota dhe Emal Hamataj 107 vota.
Në Mallakastër fitues është shpallur Resmi Shanaj i cili ka arritur të sigurojë 264 vota kundrejt Neim Begajt me 69 vota.
Në Patos Sofie Alushaj është shpallur fitese me 256 vota në total kundrejt 28 votave të Gazment Halimit dhe56 votave të Ardian Ramës.