Kryeministri Edi Rama ka komentuar në lidhje me perimetrin e sigurisë për Samitin e BE-së dhe protestës së Berishës.
Ai është shprehur se do të ishte çmenduri të prekej perimetri i vendosur dhe nuk ka asnjë masë për të negociuar.
“Polica ka bërë publik perimetrin e sigurisë, i cili është i pa negociueshëm me askënd. Partia Demokratike sot ka më shumë se sa një kuptim. Janë pjesë të një force që mban emrin e PD, është forcë e shpërbërë. Nuk shoh asnjë arsye në botë për të negociuar me askënd. Ndodh që të bëjnë protesta kur zhvillohen samitet. Ndodh të ketë samite kundër samiteve, por ndodhin jashtë perimetrit të sigurisë.
Nuk e shoh arsye për te negociuar midis qeverisë dhe një pjesë të ashtuquajtur PD. Këtë samit nuk e organizon Shqipëria, por BE dhe Këshilli Evropian. Cfarë ka këtu për të negociuar. Protestë absurde, të jemi realistë, nuk ka asnjë lidhje me asgjë tjetër, përveç se vazhdimin e një misioni që e dinë të gjithë. Forcë e parave ruse për të rrëzuar qeverinë, duke njollosur Kosovën dhe Shqipërinë. Një forcë e udhëhequr nga një non-grata. Siguria e samitit nuk negociohet me askënd,” është shprehur ai.