Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord dhe kjo ka ndodhur në ndeshjen e 1000-të në karrierën e tij.
Ai shënoi golin e tij të 9-të në Botëror duke kaluar idhullin e tij argjentinas Diego Armando Maradonën.
Ky i fundit mbante prej vitesh rekordin me 8 gola në Botëror.
Rekord ky që u realizua gjatë ndeshjes së Argjentinës kundër Australisë.
“Pleshti” ndihmoi Argjentinën në pjesën e parë të ndeshjes kundër Australisë duke shënuar një gol në pjesën e parë ku më pas në pjesën e dytë rezultati u dyfishua me golin e Alvarez.
Australia arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 77 por pa një rezultat që do ti ndihmonte për të mposhtur argjentinasit.
Argjentina tashmë ka kaluar në fazën e çerek finales dhe do të përballet me Holandën më 9 dhjetor.
Nëse ekipi i Scalonit arrin të mposhtë Holandën dhe vijon të jetë pjesë e turneut, shanset që Messi të rrisë numrin e rekordit që theu mbrëmë janë të mëdha.