Leonard Rakipaj do të jetë kandidati i PD për zgjedhjet lokale në 14 majit në Bashkinë e Selenicës
Rakipaj ka marrë 270 vota, duke lënë pas dy kandidatët e tjerë, Jani Dapaj 70 vota dhe
Dhurata Mecorapaj 10 vota.
Në orën 8:00 të ditës së sotme ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit.
Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull.