-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet kolumbiani i dytë i përfshirë në laboratorin e kokainës në Fier

Kryesoret

Është zbuluar kolumbiani i dytë i përfshirë në laboratorin e kokainës që u zbulua rreth dy javë më parë në Fier. Sipas informacioneve Diego jeton në Farkë, por ende nuk dihet nëse është arrestuar.

Kolumbiani tjetër i cili ishte pjesë e laboratorit është Zaimir Rodrigues, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Kujtojmë që më 24 nëntor u zhvillua një operacion, ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze duke bërë të mundur kapjen e një sasie të madhe droge të fshehur në 400 kliogram pleh kimik në Tivar, ndërkohë që u zbulua dhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit.

Laboratori i kokainës në Fier/ Kush janë dy kolumbianët ekspertë të përpunimit të lëndës narkotike!

Deri tani janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve në Tiranë. Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar prej 3 muajsh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit