-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balotazh në Tiranë, Fier dhe Dibër/ Ja kush janë kandidatët e PD-së që dolën nga Primaret!

Kryesoret

Partia Demokratike zhvilloi gjatë ditës së djeshme Primaret, kuka zgjedhur sot kandidatët e saj për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në përfundim të një dite të gjatë votimesh dhe numërimesh, është nxjerrë listën e kandidatëve në bashkitë kryesore të vendit, ku tri prej tyre do të shkojnë në balotazh, për shkak se kandidati që ka marrë më shumë vota nuk e ka kaluar pragun e 50%+1.

Kështu në Shkodër dhe Elbasan, ashtu siç pritej janë konfirmuar Bardh Spahia (kryebashkiaku aktual) dhe Luçiano Boçi (që do të lërë mandatin e deputetit), të cilët në zgjedhjet e djeshme nuk kishin rivalë përballë.

E njëjta situatë ka qenë edhe në Kukës ku Admir Sinemati ishte i vetëm. Në Lezhë fitues është shpallur Pashk Gjoni, ndërsa në Durrës ish deputeti Igli Cara. Një tjetër ish deputete ka fituar në Korçë. Ledina Aliolli ka marrë votat e demokratëve për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

FITUESIT SIPAS QARQEVE:

Shkodër –  Bardh Spahia

Kukës – Admir Sinemati

Dibër – Besnik Alku/ Ismail Uka (balotazh)

Lezhë – Pashk Gjoni

Durrës – Igli Cara

Tiranë – Belind Këllici/ Ilir Alimehmeti (balotazh)

Elbasan – Luçiano Boçi

Fier – Evdar Kodheli/ Artur Mahmutaj (balotazh)

Vlorë –  Hysni Sharra

Gjirokastër – Dorjan Lani

Korçë – Ledina Aliolli

Berat – Zija Ismaili

Kamëz – Arjan Hoxha

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit