-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gëzuar, vëllezër shqiptarë”/ Gazetari kroat ndërpret të ftuarin live: Shaqiri i ka shënuar gol Serbisë, 1-0 për ne

Kryesoret

Pas fitores së Zvicrës për herë të dytë kundër Serbisë ka pasur reagime të shumta nga e gjithë bota.

Një pjesë e reagimeve të cilat ishin pozitive dhe në mbështetje të lojtarëve me origjinë shqiptare të cilët luajnë për kombëtaren zvicerane.

Gjatë ndeshjes Shaqiri realizoi sërish një gol të bukur kundër serbëve duke nxjerrë në avantazh skuadrën e tij.

Ndërsa kapiteni Xhaka bëri ligjin në mesfushë dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Fitorja e Zvicrës ka krijuar emocione të mëdha dhe është festuar nga shqiptarët në mbarë botën, por jo vetëm.

Një reagim i cili ka marrë shumë vëmendje është ai i gazetarit kroat, Velimir Bujanec.

Ky i fundit e ka shijuar në maksimum golin e Shaqirit dhe fitoren e Zvicrës.

Ndërkohë që po luhej ndeshja dhe sulmuesi me origjinë shqiptare goditi predhën e tij drejt portës serbe, gazetari kroat ndërpreu të ftuarit në emision.

“Më fal, duhet të të ndërpres, pasi sapo më dhanë një lajm të mirë. Shaqiri i ka shënuar gol Serbisë, 1-0 për ne” është shprehur ai.

Në momentin që ai ka thëne këto fjalë ka bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Bujanec është një ish-luftëtar që ka dhënë kontribut në luftën e kroatëve për Pavarësi, në të cilën ka marrë pjesë ndaj forcave serbe me shumë trima shqiptarë dhe luftuan kundër pushtimit serb.

Një periudhë ku ai luftoi krah për krah me shqiptarët dhe u bë mik përjetë me ta.

Kur rezultati shkoi në barazim, gazetari u shpreh se Serbia do të dështonte.

Në fund pati festë për të gjithë mbështetësit e Zvicrës, të cilën mposhtën “armikun” e shumë shteteve në Ballkan.

“Gëzuar, vëllezër shqiptarë!“, shkroi ai në rrjetin  e tij social në Facebook.

Postim i cili u mbush me komente pozitive nga shqiptarë dhe jo vetëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit