16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ejani në shesh, t’i tregojmë BE-së që Rama është hajdut

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat mesditën e sotme për t’u kërkuar demokratëve që nesër të vijnë në shesh për protestuar përballë Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Qëllimi është sensibilizimi i liderëve të BE-së, se “në krye të shtetit shqiptar është një hajdut” tha ai.

“Unë e di që ata nuk mund të na shpëtojnë ne nga vjedhjet, por të paktën duhet ta dinë, kur ti japin dorën atij, duhet të kontrollojnë xhepat, pasi ai, ose të merr ose të lë diçka në xhep. Nëse Tahiri është aty ku e meriton është falë anti-mafies italiane. Askush nuk do të vijë të na çlirojë ne nga narko-shteti. Ne jemi ata që do të çlirohemi prej tij, por duhet t’u dëshmojmë atyre që Edi Rama është një “Noriegë” me atlete të kuqe “Adidas”. Do të ishte e pafalshme nëse nesër nuk do të jemi të gjithë në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria.

Në këtë kontekst, ky samit përbën mbështetjen më të fuqishme për PD-në dhe popullin opozitar. Për faktin e vetëm se kjo parti, pas përmbysjes së diktaturës oruelliane të baballarëve të Edi Ramës, aktualisht e shndërruar në një parti droge dhe krimi, partia e tij e kam fjalën, vendosi në Shqipëri, rendin e ri demokratik, të bazuar në vlerat evropiane.

Është kjo parti, e cila në tre dekada, qëndroi lokomotivë e vërtetë e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE dhe në NATO. Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë, sepse është kjo parti në qeveri, e cila firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila liberalizoi vizat me suksesin e reformave të saj, mori rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Në këtë aspekt, samiti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat dhe idealet demokratike të saj” tha ai.

LIVE-Protestë dhe samit! Berisha: Nesër do të mbushim rrugët dhe sheshet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit