-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjimet/ Kush është Diego, kolumbiani i tretë i laboratorit të Fierit?

Kryesoret

Hetimet për dokumentimin e trafikut të 430 kilogramëve drogë, të sekuestruar disa ditë më parë në Frakull të Madhe në Fier, kanë nxjerrë të tjerë bashkëpunëtorë të huaj të Nikolin Gjolenës.

Përgjimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kanë zbuluar se lidhjet që mundësojnë trafikun dhe ekstraktimin e lëndës narkotike nga produktet e tjera me të cilat kamuflohej, nuk bëhej vetëm në Kolumbi, por shtrihej fizikisht deri në Shqipëri.

Përveç Samir Rodriges, i shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorit të tij, i cili pasi mbërriti në Malin e Zi ku shoqëroi lëndën narkotike, por nuk u fut në vendin tonë, hetuesit ranë në gjurmët e një tjetër shtetasi kolumbian që jeton në Tiranë.

Sipas Tv Klan, përgjimet tregojnë se ky person jeton në zonën e Farkës. Ai është kontakt i Gjolenës, i thirrur me emrin “Diego” dhe i njohur edhe nga rrethe të tjera kriminale të përfshira në trafikun e narkotikeve.

Prezenca e tij në Shqipëri evidentohet në një nga përgjimet mes Denilson Çervanakut dhe Nikolin Gjolenës, i cili i tregon se si shtetasi i huaj ka hapur fjalë se persona të tjerë i kanë 80 mijë euro borxh për punë që ka kryer. Të njëjtat përgjime tregojnë se si grupi ka bashkëpunime me grupe të tjera jashtë vendit që e ndihmojnë për kalimin e ngarkesës nëpër porte.

Por kjo nuk është dosja e vetme që evidenton një bashkëpunim ndërkombëtar të krimit të organizuar në çështje trafiku. SPAK prej disa kohësh ka ngritur shqetësimin dhe ka kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar mes autoriteteve, siç bëri edhe në konferencën e përbashkët me prokurorinë e Antimafias Italiane disa javë më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit