Njëri prej të plagosurve me thikë mbrëmjen e 04 dhjetorit 2022, në lagjen Çole pikërisht 30-vjeçari Albion Braushi është nisur në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës. Plagët e marra në trup janë kritike për jetën e është nisur për një mjekim më të specializuar.
Theri me thikë vjehrrin dhe kunatin në mes të ‘Çoles’ në Vlorë, arrestohet dhëndri agresor
Edhe babai i tij 62-vjeçari Xhevdet Braushi ndodhet për momentin në Reanimacion pasi gjendja e tij shëndetësore është më e stabilizuar por nuk mund të paraqitet as ky i fundit si jashtë rrezikut për jetën pasi plagët në trup janë të mëdha.
Autori i sulmit dyshohet fillimisht të jetë konfliktuar me Albion Braushin mbi të cilin mendohet se ka goditur rreth 10 herë më pas është futur në sherr dhe babai i tij i cili është goditur disa herë në bark gjoks dhe këmbë.
Pritë poshtë pallatit! Dhëndri gjakos vjehrrin dhe kunatin në Vlorë
Autori i sulmit Rildi Koçja, 27 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua rreth një orë pas ngjarjes.