-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania bën gati marrëveshjen me Indinë për punëtorët e kualifikuar

Kryesoret

Gjermania sheh tek India një potencial të madh për bashkëpunim të mëtejshëm për çështjet ekonomike dhe të sigurisë, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në kryeqytetin indian të hënën (5 dhjetor), duke nënvizuar rëndësinë e Nju Delhit teksa Gjermania diversifikon marrëdhëniet tregtare.

Ministrja e jashtme gjermane së bashku me homologun e saj Indian nënshkruan një marrëveshje partneriteti për lëvizjen e lirë të hënën për ta bërë më të lehtë për njerëzit të studiojnë dhe të punojnë në vendet e njëri-tjetrit.

“Me këtë partneritet për migracionin dhe lëvizshmërinë që sapo nënshkruam këtu së bashku, po lehtësojmë shkëmbimin mes vendeve tona. Me partneritetin e migracionit dhe lëvizshmërisë, ne mbështesim planet për jetën e punëtorëve të kualifikuar, studentëve të universitetit dhe praktikantëve. Përveç kësaj, ne duam të reduktojmë burokracinë, për shembull duke pakësuar në mënyrë drastike periudhën e pritjes për një aplikim për vizë”.

Qeveria gjermane ra dakord javën e kaluar për planet për të reformuar ligjin e imigracionit, pasi Berlini kërkon të hapë tregun e punës në ekonominë më të madhe të Evropës për punëtorë shumë të nevojshëm nga jashtë Bashkimit Evropian./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit