Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme 29-vjeçarin Gëzim Dula për transport të paligjshëm të emigrantëve me qëllim kalimin e tyre jashtë kufijve.
Nga kontrollet e kryera nga shërbimet e policisë në Qafë Plloçë në automjetin tip kamionçinë i cili drejtohej nga Dula u gjetën 27 emigrantë.
Ai u kishte premtuar emigrantëve se do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme drejt shteteve të BE-së kundrejt pagesës.
Sipas policisë i arrestuari kishte përshtatur karrocerinë e makinës nëpërmjet të cilës po transportonte 27 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Korçë për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me rastin.