Seanca në Kuvend këtë të hënë ka filluar me pyetjet e deputetes së PD-së, Dhurata Çupit kundrejt ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
Manesterliu e pyetur në lidhje me kufirin e varfërisë është shprehur se vetëm, 28.8% janë në rrezik nga varfëria, sipas ministres shifër kjo e njëjtë me rajonin.
“Jemi në vigjilje të një dite të shënuar. Shqipëria do të mirëpres denjësisht samitin e liderëve të BE-së.
Shumica e vendeve nuk e kanë të përcaktuar një minimum jetik.
Institucionet e kanë për detyrë të nxjerrin statistikat në lidhje me të ardhurat dhe nivelin e jetesës. Sipas të dhënave të INSTA, shpërndarja e ndihmës ekonomike mbulon 82.5% nga dy grupet e popullatës së vlerësuar.
Skema e vjetër mbulon 22% të familjeve të varfra. Nëse i referohemi INSTA-ti, të dhënat tregojnë se rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri është 28.8%. Kjo shifër është në nivele të njëjta me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut,” tha ministria Ogerta Manastirliu