-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Përplasje në Kuvend mes Boçit dhe Peleshit

Kryesoret

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvend mes deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, dhe Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me ndryshimet në rregulloren e seancave.

Boçi kritikoi kufizimin e fjalës së deputetëve nga 10 minuta në 5 minuta dhe e quajti të papranueshëm këtë vendim.

“Unë marr të mirëqenë atë që tha ministri i bujqësisë, që subvencion 50 milionë euro subvencione. Por sa financojnë vendet e tjera? E dyta ka të bëjë me ndryshimin e rregullores, që të hiqni fjalën e deputetëve nga 10 minuta në 5 minuta. Është normale që parlamenti të punojë 12 orë. Kërkoni që ta kufizoni fjalën e deputetëve dhe kjo duhet të hiqet. Kjo nuk na bën as gjermanë dhe as evropianë, na bëjnë gjëra të tjera,” tha Luçiano Boçi.

“Nuk folët asgjë për rendin e ditës, për procedurën. Nëse ju mendoni se ky parlament duhet të funksionojë në këtë mënyrë, që ndërkohë që flasim për rregullore, vetëm e shkelim këtë. Unë kam detyrimin që të menaxhoj seancën me sukses deri në fund,” u përgjigj Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit