Plagosja e një shtetasi sirian është një tjetër ngjarje e rëndë që i është vënë përsipër njëri prej policëve të shtetit.
Por si ndodhi ngjarja që polici u detyrua të qëllonte emigrantin, i cili në mënyrë të paligjshme do të kalonte kufirin?
Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është bërë me dije se gjatë ndjekjes emigranti, Muhamet Harbi u përpoq të largohej. Në këto kushte, sipas AMP-së efektivi ka qëlluar në ajër dhe më pas ka vazhduar ndjekjen.
Por në terrenin e vështirë, polici është penguar dhe ka qëlluar në mënyrë të pavullnetshme.
“Në këtë moment, punonjësi i policisë Inspektor K.B. sipas deklarimeve të tij, ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar duke kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë. Për pasojë, është plagosur shtetasi egjiptian M. H. G, i cili ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës.“, njoftoi AMP.
Uniformat blu u njollosën me gjakun e të rinjve, saga e vrasjeve që tronditi sigurinë tek “shteti”