I ftuar në ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo, Aldo Bumçi tha se opozita kishte zgjedhur pikërisht ditën e nesërme për të protestuar pasi qeveria Rama po largon çdo ditë e më shumë shqiptarët nga vendi i tyre.
Protesta s’është për liderët e BE, është për Ramën dhe realitetin shqiptar.
Gjithashtu i pyetur nga gazetari Ilir Babaramo: Përse kryetaret e shteteve dhe qeverive evropiane mblidhen në kryeqytetin shqiptar? Bumçi tha se është zgjedhur Tirana pasi liderët e BE-së nuk shkonin dot në Beograd.
Mbas luftës në Ukrainë ka një vetëdije që duhet ta nxisim më shumë këtë projekt. Shqipëria dhe Serbia kanë bërë mbrapa por ata kanë një synim që të tregojnë që ky rajon i përket Europës. Nëse Serbia do të kishte normalizuar marrëdhëniet me Kosovën samiti do të mbahej në Beograd. Samiti nuk mbahet në Tiranë se Shqipëria është një vend demokratik. Të gjitha shqetësimet e Evropës për ne janë të vërteta.