Ndër masat e marra për Samiti e BE-së që mbahet ditën e nesërme në Tiranë, forcat e armatosura kanë ngritur në patrullim helikopter.
Për të garantuar rendin dhe sigurinë, në rrugëkalimet e delegacioneve dhe në vendin ku do zhvillohet Samiti, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, si ndalim i parkimit në rrugë, bllokim i disa akseve etj.
E PLOTË-Harta si do të devijohet nesër trafiku! Bllokohen hyrjet në Tiranë
Gjithashtu kujtojmë që nesër më 6 dhjetor, do të zhvillohet dhe protesta e lajmëruar nga opozita. Policia ka njoftuar se nuk e ndalon atë, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë, pasi perimetri i sigurisë së samitit është i pacënueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit dhe nga gazetarët e akredituar.