-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vëzhgimi-Shifrat/ Demokratët bojkotuan Berishën apo Primaret?

Kryesoret

Partia Demokratike e Sali Berishës zhvilloi dje Primaret për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 14 Majit. Fokusi kryesor ishte në Tiranë, ku merrnin pjesë shtatë kandidatë. Në fund nuk ka fitues në fazën e parë.

Dy emra, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti shkojnë në balotazh javën tjetër, të dielën. Problemet dhe akuzat ishin të shumta në këtë proces që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Listat ishin problemi kryesor që përplasi palët në proces.

PD nuk i bëri publike listat për mediat, se kush kishte të drejtë vote. Megjithatë numri doli. Në Tiranë ishin regjistruar rreth 29 mijë anëtarë të PD-së për të votuar në procesin e primareve.

Por sa votuan? Kryetarja e komisionit të organizimit të zgjedhjeve në PD, Albana Vokshi tha se zyrtarisht në Tiranë votuan 8470 anëtarë.

Shifra është një goditje për Sali Berishën, pasi në proces kanë marrë pjesë më pak se 1/3 e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së. Por a është ky një bojkot kundër procesit, apo kundër Sali Berishës që mori vulën e PD-së nga Shkalla e Parë e Gjykatës?

Mes akuzave brenda për procesin dhe përçarjes me grupin e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, përtej ambalazhit të këtij procesi duke kopjuar rregullat e lojës në SHBA, çarja është ende e madhe brenda opozitës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit