-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon babai i Granit Xhakës: Komentet e analistes mbrojnë tezat serbe

Kryesoret

Ragip Xhaka, babai i futbollistit shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar pas komenteve të analistes Zana Avdiu mbi gjestin e lojtarit në ndeshjen Serbi-Zvicër.

Gjesti i Granit, ku tregon organet gjenitale lojtarëve serbë si kundër përgjigje ndaj festimit të Vlahoviç.

Moment i cili u bë viral dhe tepër i komentuar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Analistja tha se një gjest i tillë nuk duhet të ishte bërë nga Xhaka pavarësisht provokimeve të serbëve duke e quajtur rrugaç.

Pak kohë pas komenteve ka reaguar babai i Granitit i cili u shpreh se analistja nuk dinte se çfarë është sporti dhe krenaria.

Sipas tij asaj duhet t’i vij turp që hedh komente ofenduese ndaj Xhakës.

“Po më vjen keq që një femër me shkrujt ate fjalë. Më së pari të ma tregojë fjalën rrugaç. Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë” është shprehur më tej ai.

Ragipi gjithashtu shtoi se Avdiu po mbron tezat e Serbisë me komentet që ajo bën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit