Vdekja, kërcënimet, shpëtimet dhe zbarkimet, janë pjesë e vetë dramës së emigracionit. Një tjetër anije është mbytur në Lampedusa. Katër persona janë të zhdukur, mes tyre dy vëllezër të vegjël, përkatësisht 3-muajsh dhe 6-vjeçar.
Bëhet me diej se kanë arritur të mbijetojnë 33 persona nga të cilët 7 të mitur janë të pashoqëruar. Mes të mbijetuarve janë edhe prindërit e dy viktimave të vogla. Të tjerë të zhdukur janë dy burra. Ata ishin të gjithë në një varkë të vogël 6 metra. Në operacionin e shpëtimit ka ndërhyrë skafi patrullues CP327 i Rojes Bregdetare.
Vetëm dy ditë më parë ndodhi një tjetër tragjedi detare: një varkë e ngarkuar me emigrantë ishte përmbysur sërish jashtë ishullit: 40 ishin shpëtuar, tre të zhdukur sipas dëshmisë së të mbijetuarve. Varka u përmbys ndërsa iu afrua varkës patrulluese dhe emigrantët u zhvendosën në njërën anë.
Pesë varka të vogla kanë zbarkuar në Lampedusa që nga agimi: gjithsej 144 persona, përfshirë këtu dhe 22 të mitur. Ata u thanë shpëtimtarëve se ishin me origjinë nga Guinea, Mali, Burkina Faso, Kameruni, Bregu i Fildishtë dhe Senegali dhe ishin larguar nga Sfax, Tunizi.