Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident me një të vdekur në në aksin rrugor Shkozë – TEG.
Sipas njoftimit të policisë rreth orës 17:30 një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.