-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontradiktat, kush po gënjen nëna apo mjeku i njeriut që goditi Berishën?

Kryesoret

Gerti Shehu 31-vjeç goditi sot Sali Berishën në protestën e opozitës duke e gjakosur. I riu u dhunua me grushte dhe shkelma më pas nga demokratët që e dorëzuan në polici, e cila e dërgoi në spital për mjekim për shkak të plagëve të shumta që kishte në trup. Në media qarkulloi një dokument i lëshuar nga një mjek, Sadik Lala që theksonte se i riu vuante nga çrregullimet mendore. Sali Berisha e hodhi poshtë këtë pretendim duke akuzuar se i riu ishte agjent i policisë kriminale dhe se gjithçka ishte e planifikuar.

Por Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit Gerti Shehu tha se i biri nuk është militant me asnjë parti, madje as për të votuar. Ajo shprehu keqardhjen që fatkeqësia e tij të shfrytëzohet politikisht dhe deklaroi se i biri para 10 ditësh ka kryer vizitën e fundit dhe pi në mënyrë të rregull ilaçet edhe dhëna nga mjeku Sadik Lala.

Nuk është përdorur djali im. Nuk ka qenë mirë, por nuk është shfrytëzuar nga asnjë. Nuk ka pasur asnjë simpati politike. Ai ka pasur problemet e veta, as për të votuar nuk shkon.  Në protesta nuk ka marrë pjesë. Më vjen keq që shfrytëzojnë fatkeqësitë e tjetrit. Por ashtu i ka thënë sëmundja.

Nuk kam takuar akoma djalin, më kanë thënë që është mirë dhe është nën kujdestarinë mjekëve. Nuk ka shfaqur shenja dhune ditët e fundit. Ai kurohet, pi ilaçet por e shikoja të mbyllur. Është vizituar para 1 jave, 10 ditësh ai i jepte ilaçet. Unë djalin kam 5 vite që e shoqëroj për mjekim. Ka qenë me keq dhe tani është duke u përmirësuar” u shpreh nëna.

Por mjeku e rrëzoi versionin e nënës duke thënë se për herë të fundit për t’u vizituar ka qenë 2-3 muaj më parë. “Po raporti mjekësor është autentik, është lëshuar nga unë. Gert Shehu është trajtuar nga unë. Nuk ka qenë i rregullt në marrjen e mjekimeve dhe bënte sjellje agresive. Tek unë ka gati 2-3 muaj që s’ka ardhur për vizitë” tha ai. Kontradiktat e dy dëshmive, të nënës dhe mjekut lënë vend për shumë pikëpyetje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit