Protestuesit janë nisur nga sheshi Skënderbej drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit me sloganin në anglisht “Evropë”, na hidh jelekun e shpëtimit”.
Nga ana tjetër po mbahet dhe samiti i BE-së në stadiumin Air Albania. Protestuesit tashmë kanë ndalur në sheshin përballë ish-hotel Dajtit dhe nga ana tjetër dy kryetarët e partiev Berisha dhe Meta ende nuk kanë dalë nga selia edhe pse orari i caktuar për protestën ishte ora 12.