-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditja! Berisha: Si ka mundësi që i sëmuri mendor mori patentë?

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzon se goditja kundër tij me grusht në fytyrë në shesh ka qenë skenar i planifikuar nga Edi Rama dhe i vendosur në zbatim nga Bledi Çuçi me Ardi Veliun. Njeriu që e goditi, Berisha tha se është agjent policie i infiltruar brenda grupeve kriminale.

Në media u shpërnda një dokument, sipas Berishës nga zyra e shtypit të Edi Ramës me pretendimin e Gert Shehu që e goditi ishte me probleme mendore. Por Berisha ngre pyetjen duke thënë si ka mundësi që ndërsa në shkresë ishte i sëmurë mendor, si e mori patentën vitin e kaluar?

“Siç u pa, ishte një akt agresiv kriminal, i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Por ajo që është më flagrante, është se personi është agjent i policisë kriminale.

Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale, kontingjent që futen me doza të vogla në rrethet e trafikantëve, problem me disa ç’rregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të, dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur.

Fakti që zyra e tij, e kishte gati shkresën për të ua dhënë gazetarëve. Ju e dini se në raste të tilla këta persona përdoren, se një njeri normal nuk pranon kurrë të përdoret. Edi Rama duke dashur që të paraqesë veten duar jashtë e paraqiti veten 100% duar brenda.

Këtu keni edhe një rekord tjetër. Është arrestuar në 2015 sepse iu gjetën 1.9 gr kanabis. Janë tipike veprime që kryhen ndaj agjentëve të policisë për t’i penetruar, instaluar në rrjetet e trafikantëve.

Por burimet e mia, që janë të sigurta, ky ka funksionuar si agjent i policisë kriminale me këto dy destinacione. Ky thuhet se është i datëlindjes 1991 nga Krasta e Tepelenës banues në Tiranë prej shumë vitesh. Ky është kontingjent policie i rekrutuar.

Tani mund të ju them një gjë tjetër ju, shumë interesante. Ky i sëmuri kriminal i Edi Ramës, në vitin 2022. Si i sëmurë psikik nuk mund të merrte kurrë patentën. Ky është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe natyrisht Ardi Veliu.

Agresori është me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë, i ka shërbyer policisë kriminale në rrjetet trafikante dhe tek besimtarët e xhamisë. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman. Është e regjistruar ku thotë se zbatoi porosinë e një vëllai.

Në fakt porosi e vëllait është një vëlla pa fe, apo që ndërron fe sa herë i nevojitet, porosia është e Edi Ramës apo ministrit të tij, Çuçi. Nuk mendoj të jetë kush tjetër përveç Ardi Veliut.

Nuk kam asnjë provë, por Ardi Veliu në kupolën e policisë është krimineli që mund të stisë dhe të organizojë çdo gjë. Ky është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikantëve të drogës dhe mes besimtarëve myslimanë. Këto të dy janë përdorimet kryesore” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit