Për herë të parë një president francez vjen në Tiranë. Emanuel Macron ndodhet në Shqipëri. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama. Entuziast dhe i buzëqeshur, pas takimit me kreun e qeverisë së Shqipërisë, Macron foli për mediat për luftën në Ukrainë dhe integrimin e Ballkanit.
“Lufta në Ukrainë është cështje sigurie për të gjithë rajonin. Kemi jemi duke punuar. Jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Falenderoj kryeministrin Edi Rama. Ky është një moment mjaft i rëndësishëm për ne.
Kemi në fakt projekte konkrete për të diskutuar. Gjithashtu është e rëndësishme të kemi solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit për energjinë dhe gjithashtu për procesin e integrimit të kësaj pjesë në BE. Do të kemi mundësi të diskutojmë dhe të dalim në konkluzione për energjinë.
Ky debat është absurd. Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisen përmes frikës. Roli i ministrave është që të bëjnë punën e tyre në raport me energjinë.
Kjo nuk është për të frikësuar njerëzit për skenarë absurde. Ndaluni ju lutem, jemi një vend i madh. Skenari i frikës nuk është për mua. Në një vend kaq me diell, duhet të jeni krenar që prisni BE” tha ai.