Kandidati i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestë është shprehur tek incidenti i ndodhur ndaj Sali Berisha, i cili u qëllua me grusht.
Ai paralajmëroi duke thënë se uron që pas kësaj të mos jetë Edi Rama.
“Është momenti që ta dëgjojnë të gjithë Europianët që janë në Samit me Edi Ramën. “Rama ik”, këto janë shqiptarët e vërtetë. Uroj që pas incidentit të sotëm të mos jesh t’i. Në 12nëntnor je shpallur armik në shesh para shqiptarëve. Uroj që pas incidentit të mos jesh ti apo levat e t ua. Për këtë që ka ndodhur sot do ti shkojmë deri në fund”, tha ai.
Po ashtu, një tjetër mesazh i fortë u përcoll nga “kortezhi” i grave, të cilat me këmbë vajtuese u drejtuan të rinjve që emigrojnë.
“Kortezhi i dhimbjes shqiptare”, veshur në të zeza ka kënduar një këngë vaji kushtuar birit të humbur.