Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot se sulmi kundër tij në protestë ka qenë me qëllim. Personi që e qëlloi, Gert Shehu, sipas Sali Berishës është agjent i policisë kriminale i përdorur për rrjetet e trafikantëve të drogës dhe mes besimtarëve myslimanë.
Dokumenetet e publikuara nga Sali Berisha
“Ishte një akt i një personi që plotëson cdo kusht për të qenë i përdorur. Ajo që është më flagrante, personi është agjent i policisë kriminale. Gerti Shehu është agjenti i policisë kriminale. Kontigjent, me doza të vogla në rrethin e trafikantëve.
Dokumenetet e publikuara nga Sali Berisha
Problem me disa çrregullime. Por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për këtë, dështon se gjithçka ishte e përgatitur. Gjithcka ishte porositur nga Edi Rama, u përdorur nga Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu” tha ai.