Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama. Në postimin e tij, presidenti serb shkruan se të dy folën për çështjen e Ballkanit.
“Me një mik @Ediramaal kam folur për nismën e “Open Ballkan” dhe çështjet tona të zakonshme”-shkruan presidenti serb.
Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike.