-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditja e Berishës, policia: Autori i arrestuar më parë për plagosje dhe drogë! Sipas familjes ka çrregullime

Kryesoret

Policia e Shtetit ka reaguar për herë të parë pas sulmit me grusht kundër Sali Berishës në nisje të protestës së sotme në bulevard.

Sipas policisë, Gert Shehu ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Po sipas policisë, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh. Policia deklaron se po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë-Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.

Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes” deklaron policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit